Aktivitetet në Pyjet Nacionale NJEP ;Pllaçkovica; Radovish

04.10.2024

Më datë 03.09.2024, drejtori Bejtulla
Kamberi së bashku me inspektorin e lartë të
Departamentit të mbikëqyrjes inspektuese në
pylltari përgjegjës për Radovish Trajçe Angelov,
inspektorët Gzim Hoda, Mihail Delov dhe Basri
Aziri vizituan NJEP ;Pllaçkovica - Radovish.
Fillimisht ata ishin në zyrat e kësaj njësie, ku janë
pritur nga drejtori Donço Saramandov dhe
kolegët inxhinierë të pylltarisë. Në ambientet e
njësisë është mbajtur një takim pune për çështjet
aktuale. Më pas është bërë mbikëqyrja në teren
në punën e njësisë për punimet aktuale në
fushën e shfrytëzimit të pyjeve (prerje, dorëzim
dhe transport) si dhe shenjë prerje për vitin 2025.
Gjatë mbikëqyrjes u konstatua funksionimi i
ligjshëm sipas dispozitave të Ligjit për pyjet.