Aktivitet rajonal ne pikën rajonale Veles

16.09.2024

Dje Drejtori i IPSHGJ-së Bejtulla Kamberi, në vazhdën
e vizitave dhe takimeve qëndroj në qytetin e Velesit.
Drejtori nga afër u njoftua për aktivitetet e Inspektores
Pavlina Petrova, gjendjen faktike në teren, për situatën
me zjaret, mënyrën e punës, kushtet e vështira për
punë dhe kontrollet që i kryejn të rregullta dhe të
jashtëzakonshme.

Së bashku me Inspektorin dhe Udhëheqësin e Njësisë
Trajçe Angelov si dhe Basri Azirin vazhduan vizitën te
Drejtoresha i njësisë rajonale të pyjeve nacionale
“BABUNA” Veles znj.Zhaklina Gusheva, ku së bashku u
diskutua për punën vijuese në teren të kësaj njësie
rajonale, bashkëpunimin korekt me Inspektoren Pavlina
dhe planet dhe idetë që do realizohen në të ardhmen.

Drejtori Bejtulla Kamberi do vazhdoj në të ardhmen me
punët që janë në teren duke bërë përpjekje maksimale
për përmirësimin e kushteve të inspektorëve në vetura
zyrtare, mjete dhe logjistikën e nevojshme për punë.

 

/sites/default/files/lajmefoto/img-0aa87d65181afcfb20a2823d1d776578-v.jpg